Të paktën 985 izraelitë janë plagosur si rezultat i sulmit të Hamasit, ka thënë ministria e shëndetësisë e vendit.
“Deri në këtë moment janë 985 të lënduar të cilët janë evakuuar drejt spitaleve”, thuhet në një postim në Telegram .
Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë në Rripin e Gazës kanë thënë se 198 palestinezë kanë vdekur pas sulmeve ajrore hakmarrëse izraelite.
Zyrtarët shtuan se të paktën 1,610 palestinezë ishin plagosur./abcnews.al