Një sulm me dron ukrainas ka shkatërruar dy stacione kyçe të furnizimit me energji elektrike në Rusi.
Nga poamjet e publikuara nga mediat e huaja tregohet se si bombardimi i termocentraleve kishte krijuar një zjarr të madh, i cili u ngjit lart në qiellin e natës.
Shkatërrimi i vendeve në Igumenka dhe Dragunskoe, dy fshatra disa milje larg qytetit Belgorod, la mijëra banorë pa energji elektrike në të gjithë rajonin Belgorod të Rusisë që kufizohet me Ukrainën lindore, sipas medias Baza e cila ka lidhje të ngushta me zbatimin e ligjit.
Guvernatori rajonal i Belgorod konfirmoi sulmin mbrëmë vonë në një postim në Telegram.
“Në Belgorod dhe rajonin e Belgorodit, dy zjarre u regjistruan në objektet civile”, tha ai, duke shtuar se nuk kishte viktima.
Sulmet e dyshuara erdhën pasi Ukraina thuhet se po përgatit një kundërofensivë për të kthyer territorin e pushtuar nga forcat ruse.
Ukraina ka ndërtuar forcat e saj gjatë dimrit për një kundërofensivë të supozuar pranverore, megjithëse nuk dihet saktësisht se kur dhe ku ka të ngjarë të ndodhin sulmet.
Kryeministri Denys Shmyhal pretendoi javën e kaluar se kundërofensiva do të fillonte në ‘të ardhmen e afërt’, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi në një fjalim televiziv këtë fundjavë se po bëheshin përgatitjet përfundimtare. /abcnews.al