Sulme me bomba në Somali, 7 të vdekur

schedule16:11 - 21 Qershor, 2020

schedule 16:11 - 21 Qershor, 2020

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në dy sulme me bomba në pjesën jugore dhe qendrore të Somalisë.

Tre militantë aktivizuan eksplozivin në një veturë në një pikë ushtarake të kontrollit në rajonin Galmudug, duke lënë të vrarë tre ushtarë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm

Ndërsa një rast tjetër, dy bomba u shpërthyen jashtë shtëpisë së një zyrtari ushtarak në Ëanlaëeyn, duke vrarë katër persona.

Grupi militant Islamik al-Shabab ka thënë se ka kryer sulmin në Wanlaweyn, sipas faqes së lajmeve Somali Memo.

Somalia nuk ka qeveri efektive për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e madhe e vendit ka qenë zonë lufte.

Grupi al-Shabab është duke luftuar për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë me qëllim të vendosjes në fuqi të ligjit islamik, i njohur si Sheriat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!