Sulme izraelite me rreth 500 të vrarë, Kina: Mbështesim Libanin në mbrojtjen e sovranitetit

schedule10:00 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:00 - 24 Shtator, 2024

Kina dhe Turqia kanë folur mbi përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha ministrit të jashtëm libanez Abdallah Bou Habib se Kina mbështet fuqishëm Libanin në mbrojtjen e sovranitetit të tij dhe sedënoi fuqishëm sulmet ajrore të Izraelit.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të vendeve të mëdha demokratike të Grupit të Shtatë (G7) paralajmëruan se “veprimet dhe kundërveprimet” rrezikojnë “të zmadhojnë këtë spirale të rrezikshme dhune dhe të tërheqin të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të paimagjinueshme”.

“Asnjë vend nuk do të përfitojë nga një përshkallëzim i mëtejshëm në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë./abcnews.al