Dhjetëra viktima dhe me mijëra civilë të larguar nga banesat e tyre në Gutën Lindore si pasojë e sulmeve ajrore siriane, ruse dhe turke. Brenda 24 orëve numri i civilëve të vrarë ka shkuar në 100.
Më shumë se 100 civilë janë vrarë 24 orët e fundit në Siri si pasojë e bombardimeve ajrore nga ana e qeverisë siriane, Rusisë dhe Turqisë. Vëshguesit kombëtarë për të drejtat e njeriut raportojnë se 64 persona janë vrarë në Gutën Lindore dhe 27 të tjerë në zonën kurde të Afrin në veriperëndim të vendit, ku po zhvillohet një ofensivë nga ana e forcave special turke.
Më shumë se 40 mijë civilë janë larguar nga banesat e tyre nëpërmjet korridoreve të krijuara nga ushtria siriane në bashkëpunim me aleatët rusë për t’u larguar nga Guta Lindore, zona rebele pranë Damaskut, ku po zhvillohet një ofensivë edhe nga toka, që nga data 27 Shkurt. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori sirian në OKB, Bashar Jafari. Të larguarit janë vendosur në qendra të krijuara nga qeveria siriane.
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për lajmet rreth civilëve të bllokuar në Afrin, të cilët e kanë të pamundur të largohen dhe që përdoren si mburoja njerëzore nga forcat kurde. Zëdhënësja e Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut u shpreh se me qindra mijëra civilë janë në rrezik për jetën./abcnews.al