Sulm në stacionin e policisë, vriten 10 efektivë në Pakistan

schedule09:29 - 5 Shkurt, 2024

schedule 09:29 - 5 Shkurt, 2024

PAKISTAN- Tre ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Pakistan, militantët sulmuan një stacion policie në pjesën veriperëndimore të vendit, duke vrarë 10 policë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Televizion lokal Geo TV raportoi se stacioni i policisë në Dera Ismail Khan në provincën Khyber Pakhtunkhwa u sulmua para agimit. Sulmet militante në Pakistan janë shtuar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të së enjtes.​​​​

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!