Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër një automjet policie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë 6 policë dhe duke plagosur disa të tjerë. Sipas informacioneve nga burimet lokale, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan automjetin e policisë.
Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 38 mijë e 98 palestinezë, përfshirë të paktën 15 694 fëmijë dhe 10 mijë e 279 gra, janë vrarë dhe 87 705 persona janë plagosur.
Ndërsa raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
/abcnews.al