Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulm në Bregun Perëndimor, 10 palestinezë të vrarë dhe 20 të plagosur nga ushtria izraelite

schedule16:05 - 9 Nëntor, 2023

schedule 16:05 - 9 Nëntor, 2023

Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga forcat izraelite që bastisën qytetin e Bregut Perëndimor dhe kampin e refugjatëve të Jeninit, tha ministria e shëndetësisë e Autoritetit Palestinez.

Fillimisht ministria kishte folur për pesë të vdekur dhe më vonë për gjashtë nga kjo bastisje.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se një “forcë e rëndësishme e ushtrisë pushtuese” sulmoi Jeninin. Ushtria izraelite, nga ana e saj, theksoi se forcat e saj po operojnë në Jenin, pa dhënë detaje të tjera.



Të paktën 176 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që kur Hamasi sulmoi territorin izraelit më 7 tetor, sipas shifrave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!