Dy sulme me thikë janë regjistruar në vetëm 24 orë në shkollat në Brazil. Në incidentin më të fundit, tre fëmijë u goditën me thikë ditën e djeshme nga një shok klase në një shkollë publike në Santa Teresa, një qytet i vogël në shtetin qendror të Goias.
Autori ishte një djalë 13-vjeçar, i cili pasi hodhi një fishekzjarre në një klasë, sulmoi me thikë shokët e klasës teksa po dilnin nga klasa. Tre fëmijët e plagosur janë jashtë rrezikut, tha policia, pa specifikuar moshën e tyre.
Autori më pas ndoqi një mësuese, e cila u mbyll në një klasë për të shpëtuar. Në një kontroll në shtëpinë e tij, oficerët gjetën “shënime dhe materiale që tregonin se ai kishte planifikuar këtë sulm prej kohësh,” thanë autoritetet.
Të hënën, një adoleshent goditi me thikë dy nxënës dhe një mësues në një shkollë private në Manaus.
Autori është vetëdorëzuar dhe po merret në pyetje nga policia.
/abcnews.al