Sulm me thikë në një stacion metroje në Bruksel, plagoset një person

schedule20:55 - 30 Janar, 2023

schedule 20:55 - 30 Janar, 2023

Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin e metrosë në Schuman në Bruksel, pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian.

Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.

Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar./abcnews.al/