Katër fëmijë dhe një një i rritur janë plagosur në një sulm me thikë në një park pranë liqenit Annecy, në juglindje të Francës, sipas BBC.
Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia. Deputeti rajonal Antoine Armand e përshkroi sulmin të tmerrshëm dhe tha se autoritetet po hetonin.
Një burrë sulmoi me thikë një grup fëmijësh rreth tre vjeç në orën 9:45 të mëngjesit në një park pranë liqenit, tha një zyrtar local.
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.
/abcnews.al