Sulm me thikë në një kishë në Stamboll, një i vdekur

schedule11:36 - 28 Janar, 2024

schedule 11:36 - 28 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kishë në Turqi, ku si pasojë e një sulmi me thikë ka humbur një person. Sulmi ndodhi gjatë meshës të së dielës në kishën  Santa Maria në lagjen Sarıyer të Stambollit.

Sipas policisë, dy persona të panjohur me kapuç sulmuan besimtarët në kishë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sulmuesit janë arratisur menjëherë, ndërsa besimtarët që ndodheshin në kishë duke ndjekur meshën e të dielës  janvë shtrirë në tokë në momentin e sulmit për tu mbrojtur.

Deri më tani nuk dihen ende motivet e sulmit ndërsa policia po punon për të arrestuar autorët. Ministri I Brendshëm I Turqisë, Ali Yerlikaya shkroi në rrjetin social X se po zhvillohet një hetim në shkallë të gjërë mbi këtë sulkm dhe se dënon ashpër këtë sulm.

Kryebashkiaku I Stambollit Ekrem Imamoglu ka shkruar në rrjetin social X se Kurrë nuk do të lejojnë që të shkatërrohet uniteti dhe paqja në Stamboll duke sulmuar vendet fetare të këtij qyteti.

Në muajin dhjetor të vitit të shkuar, forcat Turke të Sigurisë arrestuan 32 persona të cilët janë të dyshuar se kishin lidhje me xhihadistët e grupit militant ISIS, ndërsa autoritetet deklaruan se personat e arrestuar dyshoheshin se po planifikonin te kryenin sulme ndaj Kishave dhe Sinagogave.

Ekstremistët e ISIS-it kanë kryer një sere sulmesh në Turqi, përfshirë edhe një sulm në vitin 2017 në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!