Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me thikë pranë një stacioni të metrosë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tha policia në një deklaratë.
Sulmi ndodhi pranë stacionit të metrosë Sillim në jugperëndim të Seulit, sipas informacioneve ndërsa autori është arrestuar. Sipas dëshmitarëve, i dyshuari ka goditur me thikë një burrë disa herë pas shpine para se të largohej dhe të sulmonte njerëzit e tjerë.
/abcnews.al