Sulm me thikë në kopsht, roja plagos 37 fëmijë

schedule09:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 4 Qershor, 2020

Të paktën 39 fëmijë dhe anëtarë të stafit janë plagosur pas një sulmi me thike në një kopsht në Kinën jugore.

Sulmi ka ndodhur në një kopsht në qytetin e Wuzhou në rajonin autonom të Guangxi-t  rreth orës 8.30 të mëngjesit me orën lokale. Autori i sulmit u identifikua si 50-vjeçari Li Xiaomin i cili punonte në këtë kopsht si roje sigurie. Xiaomin u vu më pas në pranga nga policia.

Të gjithë të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, raporton China Daily. Drejtori i kopshtit dhe një tjetër roje sigurie ishin të vetmit të rritur që u plagosën gjatë sulmit, dhe janë dërguar në spital në gjendje kritike.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan rojën e kopshtit që të ndërmerrte sulmin e rëndë. /abcnews.al/