Sulm me thikë në ish-zyrat e Charlie Hebdo në Paris: 2 të plagosur, arrestohet 1 nga autorët

schedule13:07 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:07 - 25 Shtator, 2020

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Parisit.

Mediat raportojnë se po zhvillohet një operacion policor për kapjen e dy personave të dyshuar. Këta të fundit u larguan pas ngjarjes, por tashmë njëri prej tyre është arrestuar afër Bastijes.


Ngjarja ka ndodhur pranë të ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, vendi ku ndodhi sulmi terrorist në janar të vitit 2015 ku mbetën të vrarë 12 persona.

Ndërkohë, një gjyq i profilit të lartë po mbahet për çështjen në fjalë në gjykatën e Parisit.

Kryeministri francez Jean Castex konfirmoi se katër persona mbetën të plagosur ndërsa ndërpreu një vizitë që ai po bënte në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit.

Dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike. s.b/ abcnews.al/