Sulm me thikë në Angli, vritet një grua

schedule14:17 - 25 Maj, 2024

schedule 14:17 - 25 Maj, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bournemouth të Anglisë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima është një grua 34 vjeçare, ndërsa e plagosur një 38-vjeçare, e cila është dërguar menjëherë në spital.

Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar. Ndërsa plazhi është rrethuar dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në zonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!