Tetë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me raketa ruse në Dnipro. Mes të plagosurve janë edhe 8 fëmijë.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan dy raketa lundrimi Iskander-K në zonë. Mbetjet e tyre dëmtuan infrastrukturën civile, shkaktuan një zjarr dhe plagosën disa banorë, tha guvernatori rajonal Serhi Lisak.
Për shkak të sulmit, makinat u dëmtuan dhe u thyen xhamat në ndërtesat e banimit dhe një spital. Kryebashkiaku i Dnipro Boris Filatov shtoi se të paktën 47 shtëpi dhe një shkollë u dëmtuan.
Forcat ruse gjithashtu rrëzuan katër drone gjatë një sulmi gjatë natës. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan dy prej tyre në rajonin verior të Chernihiv.
/abcnews.al