Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me raketa në Odesa, raportohet për 6 të plagosur, mes tyre një foshnjë 5 muajshe

schedule08:57 - 19 Korrik, 2022

schedule 08:57 - 19 Korrik, 2022

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa rajonin e Odesës në Ukrainën jugperëndimore në orët e para të mëngjesit të së martës, duke plagosur gjashtë persona, përfshirë një foshnjë pesë muajshe, sipas autoriteteve ukrainase.

“Në orët e para të 19 korrikut, si rezultat i sulmeve me raketa në Odesa, 6 persona kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë një fëmijë 5 muajshe”, sipas administratës ushtarake të Ukrainës jugore.

Sipas raporteve të shtypit, sulmi ndodhi rreth mesnatës. Armiku sulmoi pabesisht rajonin e Odessa me raketa gjatë natës. Shtatë raketa Caliber u lëshuan nga Deti i Zi”, thuhet në raportin e komandës ushtarake ukrainase.

Ende nuk ka raportime për të vdekur nga këto sulme.

“Gjithashtu, në rajonin e Zaporizhzhya, nëntë fëmijë nga 4 deri në 16 vjeç janë vrarë nga bombardimet në zonat civile”, thuhet në të njëjtën deklaratë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!