Sulm me raketa në lindje të Ukrainës, 8 të vrarë dhe 67 të plagosur

schedule08:14 - 8 Gusht, 2023

schedule 08:14 - 8 Gusht, 2023

Dy sulme me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, duke përfshirë një ndërtesë banimi, shkaktuan të paktën 8 viktima dhe plagosën 67 të tjerë, duke përfshirë 29 oficerë policie, shtatë punonjës të forcave të shpëtimit dhe dy fëmijë.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Moska kishte goditur një ndërtesë banimi, duke publikuar pamjet e një ndërtese  pesë-katëshe të epokës sovjetike që i ishte shkatërruar kati i fundit.

Ukraina tha se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Më pas ata sulmuan sërish me raketa pas 40 minutash nga sulmi i parë.

Pokrovsk shtrihet 70 kilometra (43 milje) në veri-perëndim të qytetit të Donetsk dhe 50 kilometra (30 milje) nga vija e frontit.

Kreu i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se sulmet dëmtuan dy “ndërtesa banimi të sektorit privat, një hotel, objekte hotelierike, dyqane dhe ndërtesa administrative”.

/abcnews.al