Kryeqyteti i Afganistanit, Kabul është goditur nga disa raketa në orët e para të mëngjesit të së shtunës, raporton Reuters.
Sipas zyrtarëve të policisë raportohen 3 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Tariq Arian, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se nga sulmi kishin mbetur të vrarë 3 civilë dhe 11 të plagosur. Por një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se pesë trupa dhe 21 të plagosur janë dërguar në spital.
Arian tha se “terroristët” i kishin vendosur raketat në një kamion të vogël duke shtuar se hetimi po vazhdon për të zbuluar se si automjeti hyri brenda qytetit.
Disa banorë filmuan momentin kur raketat po qëllonin dhe i postuan ato në rrjetet sociale. Sipas disa fotove që qarkullojnë, nga sulmi u raportuan disa makina të djegura dhe një ndërtesë e dëmtuar.
Kryengritësit talebanë mohuan se ishin shkaktarë të sulmit.
Që në momentin që bisedimet për paqe midis afganëve dhe talibanëve u pezulluan, sulmet nga ana e talebanëve dhe grupeve të tjera ekstremiste kanë qenë në rritje, veçanërisht në kryeqytetin ku ndodhen më shumë se pesë milion afganë.
Në fillim të këtij muaji, disa persona të armatosur sulmuan kampusin e Universitetit Kabul dhe vranë të paktën 35 persona dhe plagosën 50 të tjerë, shumica prej tyre studentë.
Shteti islamik mori përsipër sulmin./abcnews.al