Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulm me raketa në Donetsk, tre të vdekur dhe disa të plagosur

schedule07:37 - 26 Qershor, 2024

schedule 07:37 - 26 Qershor, 2024

Donetsk qyteti i kontrolluar nga Rusia, është goditur me raketa nga forcat ushtarake ukrainase. Si pasojë tre civilë kanë vdekur dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet pro ruse.

Më herët zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov deklaroi se nëse Perëndimi nënvlerëson vendosmërinë e Moskës, kjo mund të çojë në pasoja “tragjike dhe fatale”, sepse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përballur me një fuqi të madhe bërthamore.



Ryabkov tha se Perëndimi nënvlerësoi “gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur veten dhe për të siguruar interesat e saj në çdo situatë“.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!