Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në qytetin Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetsk, ka njoftuar kreu i administratës lokale.
Në një mesazh të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram, Pavlo Kyrylenko tha se forcat ruse kishin lëshuar raketa S-300 në zonë. Sulmi shkatërroi 17 ndërtesa të larta, 18 shtëpi dhe një spital, shtoi ai.
Ai renditi një numër zonash të tjera në Donetsk që ishin sulmuar gjithashtu në 24 orët e fundit, duke përfshirë Avdiivka e cila u godit nga tre raketa.
/abcnews.al