Sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit, rebelët Houthi marrin përgjegjësinë

schedule11:47 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 11:47 - 27 Dhjetor, 2024

Rebelët Houthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketa në aeroportin e Tel Avivit të mërkurën, disa orë pas sulmeve izraelite në zonat e kontrolluara nga rebelët shiitë në Jemen duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Sana’a.

Lëvizja Houthi gjithashtu theksoi në një deklaratë se ata sulmuan me dronë kundër qytetit të Tel Aviv, në Izraelin qendror, dhe kundër një anije në Detin Arabik.

“Sulmi izraelit vetëm do të forcojë vendosmërinë (…) të popullit të madh të Jemenit për të vazhduar mbështetjen e popullit palestinez”, theksuan ata.

Izraeli nuk ka komentuar ende për këto sulme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!