Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në zonën e Belgorodit, sipas guvernatorit të rajonit. Bombardimet e rënda në fshatin Lavy, në rrethin Valuysky vranë tre civilë, tha Vyacheslav Gladkov në Telegram.
“Është e pamundur të gjesh fjalët për të ngushëlluar të afërmit e viktimave. U shpresh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve,” tha ai.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, një dron goditi një ndërtesë në ndërtim në qendër të Moskës, në atë që AFP raportoi se ishte nata e gjashtë radhazi e sulmeve ajrore në rajonin e kryeqytetit të Rusisë.
Ushtria ruse gjithashtu rrëzoi dy dronë të tjerë mbi pjesën perëndimore të rajonit të Moskës, tha kryebashkiaku në kanalin e tij Telegram.
/abcnews.al