Sulm me bombë në një shkollë në Afganistan, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule14:16 - 30 Nëntor, 2022

schedule 14:16 - 30 Nëntor, 2022

Të paktën 10 persona janë vrarë pas një shpërthimi me bombë në një shkollë fetare në veri të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi në Aybak në provincën Samangan, duke shkaktuar shumë të plagosur, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për BBC.

Por ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por sipas dy zyrtarëve numri ka shkuar në 17.

Shumica janë nxënës të një shkolle. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafee Takkur tha se forcat e sigurisë së talibanëve po hetonin sulmin dhe u zotuan të “identifikojnë autorët dhe t’i ndëshkojnë ata për veprimet e tyre”.

Aybak është një qytet historik që u bë i njohur si një qendër tregtare dhe një qendër për budistët në shekujt 4 dhe 5.  Ndodhet rreth 200 km (130 milje) në veri të kryeqytetit Kabul.

Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!