Një shpërthim me bombë në një minierë të paligjshme ari në pronësi të kompanisë kineze Zijin Mining në Kolumbi, vrau dy persona dhe plagosi 14 të tjerë.
Miniera ndodhet në komunën e Buritika, në provincën e Antiokias, ku bllokimet e rrugëve dhe sulmet kryhen shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit. Mes të plagosurve janë katër anëtarë të policisë kolumbiane.
Mijëra minatorë ari operojnë pa leje, shpesh në kushte vdekjeprurëse. Aktivitetet e tyre pjesërisht të organizuara nga banda Clan del Golfo kërcënojnë sigurinë e komuniteteve aty pranë dhe dëmtojnë prodhimin e Zijin Mining, sipas një hetimi të agjencisë së lajmeve Reuters në vitin 2021.
Prodhimi i kompanisë kineze arriti në 196,493 ons ari dhe 294,581 ons argjendi në vitin 2021, tha ai.
/abcnews.al