Sulm me bombë në ministrinë e Jashtme afgane, të paktën 5 të vdekur

schedule07:46 - 12 Janar, 2023

schedule 07:46 - 12 Janar, 2023

Një sulm me bombë jashtë ministrisë së jashtme afgane në Kabul ka shkaktuar disa viktima. Policia tha se të paktën pesë civilë ishin vrarë, por një zyrtar tjetër taleban tha se numri i tyre arrin në 20. Dega lokale e grupit të Shtetit Islamik, i njohur si Isis-K, pretendoi se kreu sulmin.

Kjo ngjarje vjen pas shpërthimeve të fundit që synojnë interesat e huaja. Disa vende, duke përfshirë Turqinë dhe Kinën, kanë ambasada në zonë. Sulmi ndodhi rreth orës 16:00 me kohën lokale (11:30 GMT) kur autori u përpoq, por nuk arriti të hynte në vetë ndërtesën e ministrisë, thanë talebanët.

“E pashë njeriun duke e hedhur veten në erë”, tha Jamshed Karimi, një shofer që po priste jashtë ministrisë. Ai tha për AFP se pa një burrë që mbante një çantë dhe me një pushkë të varur mbi supe, duke kaluar pranë. Ai kaloi pranë makinës sime dhe pas disa sekondash pati një shpërthim të fortë.

Në ministrinë e brendshme aty pranë, xhamat e dritareve u thyen gjithashtu nga shpërthimi. Sipas jë agjensie italiane humanitare, OJQ-ja e Emergjencës në Kabul tha se kishte marrë më shumë se 40 të plagosur dhe numri i viktimave po vazhdonte të rritet.

Isis-K tha në një postim në Telegram se shpërthimi vrau të paktën 20 njerëz. Ai tha gjithashtu se “disa punonjës ‘diplomatikë'” ishin midis të vdekurve, por ende nuk janë verifikuar. Më parë, u raportua se një delegacion kinez do të zhvillonte bisedime me zyrtarët afganë brenda ndërtesës së ministrisë së jashtme në kohën e sulmit.

Por një zyrtar i lartë në zyrën e kryeministrit tha për AFP se nuk kishte të huaj të pranishëm. Afganistani është tronditur nga dhjetëra shpërthime që kur talebanët morën pushtetin vitin e kaluar, kryesisht marrë përsipër nga ISIS-K. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!