Sulm me bombë në ambasadën ruse në Kabul, mes viktimave dy diplomatë

schedule12:13 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:13 - 5 Shtator, 2022

Një sulm vetëvrasës iu ka marrë jetën 2 zyrtarëve të Ambasadës ruse në Kabul pasi një burrë hodhi veten në erë duke lënë të plagosur 11 persona, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, sipas mediave të huaja.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pranë Ambasadës ruse në Kabul. Shpërthimi ka ndodhur kur një punonjës i ambasadës së Moskës doli jashtë për të larguar njerëzit të cilët ishin duke pritur në radhë.

Më herët u raportua se rojet ishin në gjendje të dallonin sulmuesin i cili u vetëvra duke qëlluar ndaj tij. Rusia është ndër vendet e pakta që ka mbajtur një ambasadë në Kabul që kur talebanët erdhën në pushtet në Afganistan një vit më parë.

Pavarësisht se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë talebane, Moska ka qenë në bisedime me grupin për një marrëveshje për të furnizuar me benzinë ​​dhe mallra të tjera vendin, i cili është goditur nga sanksionet e ashpra ndërkombëtare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!