Sulm me bombë në Afganistan, raportohen 15 viktima

schedule09:04 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 09:04 - 19 Dhjetor, 2020

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga një sulm me bombë gjatë një ceremonie fetare në rajonin Ghazni të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për gazetarët tha se nga sulmi me bombë gjatë ceremonisë mes personave që kanë humbur jetën janë 11 fëmijë ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Afganistani vazhdon të preket nga dhuna pavarësisht bisedimeve mes qeverisë afgane dhe Talibanëve nga kanë nisur që nga shtatori për t’i dhënë fund  luftës 19-vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!