Sulm me bombë kundër forcave të sigurisë, 6 të vdekur dhe 12 të plagosur në Meksikë

schedule09:35 - 13 Korrik, 2023

schedule 09:35 - 13 Korrik, 2023

Dhuna e karteleve të drogës në Meksikë po arrin një nivel tjetër, pasi të paktën gjashtë persona u vranë dhe një duzinë të tjerë u plagosën në një sulm “të paprecedentë” me eksploziv kundër forcave të sigurisë të martën e kaluar pranë Guadalajara.

Guvernatori denoncoi “aktin barbar të terrorizmit”, për të cilin ai tha se është një sfidë për shtetin meksikan në tërësi. Në një vend të mësuar me dhunën ekstreme (rreth 30,000 vrasje në vitin 2022), sulmet me bomba janë një fenomen relativisht i rrallë dhe i kohëve të fundit.

Guvernatori Alfaro fajësoi “krimin e organizuar”, pa përmendur kartelin e Gjeneratës së Re të Jalisco (KNGH), i cili konsiderohet një nga dy bandat më të fuqishme në vend, së bashku me kartelin Sinaloa.

Mes viktimave janë edhe tre policë, sqaroi guvernatori. Dy civilë u vranë gjithashtu në sulm, sipas një përfaqësuesi të prokurorit. Në këtë komunitet, afër Guadalajara, rreth 200 trupa janë gjetur në varre masive sekrete. Këta janë njerëz që ranë viktima të luftës mes karteleve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!