Nëntë persona u plagosën si pasojë e të shtënave masive të martën në Denver në një zonë ku tifozët e basketbollit po festonin fitimin e parë të titullit të NBA-së së Nugget.
Të shtënat ndodhën rreth orës 00:30 të mëngjesit, rreth 3 orë e gjysmë pas ndeshjes dhe tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Denverit.
Policia tha se i dyshuari është një burrë I cili u plagos gjithashtu në konflikt.
Të shtënat ndodhën rreth një milje nga Ball Arena, ku Nuggets mposhtën Miami Heat të hënën mbrëma.