Një sulm me armë ka tronditur ditën e djeshme SHBA-në. Sulmi ndodhi në një zyrë postare në Memphis, Tennessee, duke lënë të vdekur 3 persona. Sipas të dhënave të policisë, një person ka qëlluar me armë duke vrarë dy kolegë të tij dhe më pas veten.
Ende nuk dihet motivi ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Incidentet e dhunshme në vendin e punës janë një plagë e përsëritur për shoqërinë amerikane. Në vitet 1970 deri 1990, janë vrarë rreth 40 zyrtarë ose ish -punonjës në zyrat postare amerikane./abcnews.al