Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një universitet në Stamboll të Turqisë. Mësohet se një person ka vrarë me armë zjarri 4 pjesëtarë të stafit në universitetin Osmangazi.
Agjencia turke e lajmeve “Dogan” shkruan se autori I sulmit me armë ishte gjithashtu i punësuar në universitet. Bëhet e ditur se viktimat janë zëvendësdekani, sekretarja e fakultetit dhe dy lektorë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dhe 3 persona të tjerë.
Autoritetet përjashtojnë pistën e terrorizmit dhe dyshojnë se ngjarja ka lidhje me ndonjë grindje të mundshme në institucionin arsimor./abcnews.al