Një sulm me armë u raportua në një stacion autobusi në jug të Izraelit, sipas mediave lokale, duke lënë të vdekur tre, njëri prej të cilëve ishte sulmuesi. Sipas të njëjtave informacione, autori mbërriti në vendngjarje me një makinë dhe hapi zjarr, derisa një ushtar izraelit e vrau.
Sulmi i armatosur ndodhi në kryqëzimin Re’em -Masmiya.
Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe shefi i policisë Kobi Sabtai mbërritën menjëherë në vendngjarje.
— Magen David Adom (@Mdais) February 16, 2024
/abcnews.al