Sulm me armë në një dasmë, talebanët: Muzika është blasfemi

schedule15:08 - 1 Nëntor, 2021

schedule 15:08 - 1 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku disa talebanë hynë me dhunë në një vend ku po zhvillohej një dasmë dhe qëlluan me armë zjarri, duke vrarë tre të ftuar dhe plagosur disa të tjerë, shkruan CNN

Arsyeja e këtij sulmi nga talebanët, në Afganistan, ishte muzika e zgjedhur për ahengun, e cila konsiderohet si blasfemi. Por regjimi i Kabul, që arrestoi tre autorët e sulmit, u distancua dhe mohoi se ata janë pjesë e lëvizjes talebane. Zëdhënësi i regjimit u shpreh se hetimet po vazhdojnë pasi deri tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur, dhe arsyet e ngjarjes.

Ai shtoi se askush nuk ka të drejtë të largojë dikë nga muzika apo ndonjë gjë tjetër, por vetëm mund ta këshillojë. Sulmi ndodhi në lindje të vendit, ndërsa një nga të afërmit e viktimave tregoi se të shtënat nisën sapo u dëgjuan tingujt e parë të melodisë me të cilën çifti prezantohet si i sapomartuar. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në vitet ’90 gjatë regjimit taleban, muzika u ndalua në Afganistan, por dhe pse qeveria e re nuk ka miratuar ende asnjë dekret të tillë lidershipi taleban nuk e miraton muzikën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!