Sulm me armë në një bazë detare në Pakistan, 6 të vrarë

schedule07:23 - 26 Mars, 2024

schedule 07:23 - 26 Mars, 2024

Të paktën 6 persona u vranë në një sulm në bazën detare të Pakistanit të hënën, raporton Reuters. Militantët sulmuan bazën ajrore detare, duke vrarë një ushtar paraushtarak ndërsa forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën duke eliminuar të pesë sulmuesit.

Sulmi i së hënës në bazën Turbat në Pakistanin jugperëndimor ishte sulmi i dytë nga militantët etnikë Baloch ndaj një objekti ushtarak në javën e kaluar.

“Ne i shpëtuam një humbje të madhe”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif. Një zëdhënës i marinës pakistaneze tha se të pesë sulmuesit u vranë pasi u përpoqën të hynin në bazë.

Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA), më e spikatura nga disa grupe separatiste në Balochistan, mori përgjegjësinë për sulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!