Ka përfunduar me katër viktima pengmarrja dhe sulmi me armë në një azil për veteranët e luftës në Kaliforni. Autori i sulmit i cili mendohet të ketë vrarë veten pasi vrau tre gra që punonin aty, ishte gjithashtu një veteran lufte.
Tre gra dhe pengmarrësi i tyre janë gjetur të vdekur në një azil për veteranët në Kaliforni, pas një sulmi me armë. Policia amerikane nuk arriti të bindte pengmarrësin dhe pse negociatat zgjatën disa orë. Tre gratë ishin asistente në një program për rekuperimin e veteranëve të luftës të prekur nga stresi post traumatik. Trupat e të katërve u zbuluan pas tetë orësh që agresoni ishte futur në një festë lamtumire për veteranët e luftës të Irakut dhe Afganistanit.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave në pritje për të zbardhur arsyet e këtij sulmi. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autori i sulmit ishte një 36 vjeçar dhe ai veteran lufte, i cili ishte armatosur rëndë dhe kishte dhe një pushkë./abcnews.al