Sulm me armë në konsullatën suedeze në Turqi, plagoset rëndë një punonjëse

schedule18:31 - 1 Gusht, 2023

schedule 18:31 - 1 Gusht, 2023

Një sulm me armë ka ndodhur në konsullaten suedeze në Izmir, sipas autoriteteve një punonjëse është plagosur rëndë.

Sipas CNNTurk, sulmi ndodhi në mesditë në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Punta.

Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte.

Një punonjëse e konsullatës ka mbetur e plagosur pas incidentit, ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion.

Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.

Salwan Momika dhe Salwan Mazem shkelën Kuranin dhe më pas e dogjën atë, siç kishin bërë në fund të qershorit gjatë një mitingu përpara xhamisë së madhe të kryeqytetit suedez.

Këto akte kanë shkaktuar zemërim dhe protesta në shtetet myslimane përfshirë dhe Turqinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!