Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së SHBA-së në Jeddah të Arabisë Saudite, ku një person hapi zjarr dhe për pasojë roja ndërroi jetë.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë, shkruan CNN.
Sipas mediave të huaja, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.
Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori.
Ndërkohë, plumbave nuk iu shpëtoi as një roje, nga Nepali, që humbi jetën në spital. Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al