Sulm me armë në Ekuador, 7 të vdekur, mes tyre dy të mitur

schedule09:00 - 29 Prill, 2024

schedule 09:00 - 29 Prill, 2024

Shtatë persona u vranë në Ekuador gjatë një sulmi në rajonin e Guayaquil (në jugperëndim), tani epiqendra e dhunës në vend, tha policia gjatë fundjavës. Trupat e shtatë burrave, përfshirë dy të mitur u gjetën në Novol, provincën Guayas, rreth dyzet kilometra larg Guayaquil.

Dy nga viktimat kishin precedentë penalë. Masakrat janë gjithnjë e më të zakonshme në Ekuador, ku shkalla e vrasjeve është shumëfishuar nga 6 për 100,000 banorë në 2018 në 43 për 100,000 në 2023.

Midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë vendi është kthyer në qendër të trafikut të drogës në tregjet amerikane dhe europiane.

Në fund të marsit, tetë persona u vranë në Guayaquil, përfshirë pesë turistë, të cilët u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në një plazh, pasi sulmuesit mendonin se ishin rivalët e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!