Sulm makabër në Meksikë, 15 persona digjen të gjallë

schedule09:00 - 23 Qershor, 2020

schedule 09:00 - 23 Qershor, 2020

Disa persona të armatosur kanë vrarë 15 banorë të një fshati me popullsi indogjene të Meksikës në një nga sulmet më brutale që janë regjistruar në zonat rurale të vendit në vitet e fundit.

Prokurorët e shtetit të Oaxaca thanë se kufomat e 13 burrave dhe dy grave ishin identifikuar si viktima të sulmeve gjatë natës së së dielës dhe të hënën në mëngjes në komunën e San Mateo del Mar, në lindje të portit të Paqësorit të Salina Cruz.

Qeveria komunale e San Mateo del Mar tha në një deklaratë se sulmi ishte organizuar nga të paktën gjashtë persona të armatosur me mbështetjen e kreut të një bande lokale.

Në një deklaratë, prokurorët e shtetit Oaxaca thanë që hetimet janë duke u zhvilluar për atë që shkaktoi dhunën në Huazantlan del Rio, një fshat lokal me origjinë indigjene nga Ikoots. Zyrtarët ende po hetojnë nëse sulmuesit kishin armë.

Dy gratë e vrara ishin duke protestuar kundër abuzimeve të kryera nga njëri prej sulmuesve të dyshuar.

Qeveria lokale tha se sulmuesit torturuan dhe dogjën të gjallë viktimat. Fotografitë e disa kufomave të djegura pjesërisht u publikuan në mediat sociale. Njëri nga të vdekurit duket se ishte goditur me tulla. Një zyrtar shtetëror tha se fotot ishin origjinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!