Sulm kibernetik në spital/ Drejtori i AKSK: Punuam për të rikthyer të gjitha të dhënat!

schedule21:12 - 23 Tetor, 2024

schedule 21:12 - 23 Tetor, 2024

Vendi është përballuar disa herë me sulme kibernetike, por në qarkullim është dhe një tjetër lloj sulmi.

“Ky ishte një terrorizëm kibernetik. Nuk është më një sulm kibernetik që ne jemi mësuar”.

Rasti që tregoi Drejtoi i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa lidhet me sulmin ndaj një spitali në vend.

“Të martën e javës së kaluar një spital na njoftoi për një shkatërrim në masë te të gjithë të dhënave. Kemi qenë që nga dita e martë e orës 10:00, dhe deri ditën e djeshme, deri sa u kthyen të gjitha shërbimet. Ishte shkatërruar imazheria, rezonanca magnetike, skaneri magnetik, dhe disa të dhëna të pacientëve që u rikthyen, u rikthyen të gjitha shërbimet”, tha Igli Tafa drejtor i AKSK.

Ky rast është vetëm vendosja e alarmit.

“ A janë të rrezikuar spitalet e tjera? PO.”, tha ai.

Origjina e sulmit këtë herë nuk Irani.  “Ka shume mundësi të jetë nga Koreja e Veriut. Ata janë më të dhunshëm”, shtoi Tafa.

Në Komisionin Posaçëm kreu i ASKS theksoi se dezinformimet në Shqipëri vijnë kryesisht nga Irani, por edhe Kina, përmes rrjetit social Tik Tok.

“Edhe ne e kemi marrë një iniciativ për të bllokuar “tik tok”, jo në nivel kombëtar, por në nivelin e strukturave teknike, të paktën nisur nga institucionet qeveritare, Kina do informacion”, tha më tej Tafa.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!