Sulm kibernetik ndaj faqes së Trustit

schedule15:50 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 15:50 - 11 Dhjetor, 2020

Faqja e web-it e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka rënë pre e sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi Pensional, konfirmuan për REL nga ky institucion.

“Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, tha kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina. “Nuk e dimë se nga kush është sulmuar, por e dimë që ka sulme kibernetike”, shtoi ai.

Morina tha po ashtu se tani po punohet në ndërrimin e platformës së sigurisë dhe se në ndërkohë është dashur të blihet “ekstra mbrojtje”. Procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomikeqytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin. Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!