Sulm kamikaz në Pakistan, raportohet për 44 viktima

schedule08:13 - 31 Korrik, 2023

schedule 08:13 - 31 Korrik, 2023

Një shpërthim kamikaz gjatë një eventi të partisë Jamiat Ulema-e-Islam, që bën pjesë në qeverinë e koalicionit në Pakistan, ka shkaktuar 44 viktima dhe të paktën 200 të plagosur.

Mbështetësit e liderit të kësaj partie, Maulana Fazlur Rehman ishin mbledhur në tubimin politik në veriperëndim të Pakistanit. Shpërthimi ndodhi në periferi të Khar, kryeqyteti i distriktit Bajour në Khyber Pakhtunkhëa.

Mediat vendase raportojnë se mes të lënduarve ka fëmijë, ndërsa ata që janë plagosur rëndë u transportuan me avion në një spital në kryeqytetin e provincës, Peshaëar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan gjithashtu se njerëzit po futeshin në ambulanca dhe zona e shpërthimit ishte e rrethuar, me urgjencë të shpallur në spitalet lokale.

Sakaq, një nga të vdekurit raportohet të jetë Maulana Ziaullah, udhëheqësi lokal i partisë Jamiat Ulema Islam-Fazl.

Mes dëshmitarëve që përshkruan momentet e tmerrit është 45-vjeçari Adam Khan, i cili u godit nga copa predhash në këmbë dhe në duar. “Kishte pluhur dhe tym përreth“, tha ai.

Ndërkohë, Mohammad Ëali tha se po dëgjonte një folës që i drejtohej turmës kur ndodhi shpërthimi.

“Isha pranë shpërndarësit të ujit për të marrë një gotë kur bomba shpërtheu duke më hedhur në tokë. Ne erdhëm në takim me entuziazëm, por përfunduam në spital duke parë të plagosur që qanin”, tha ai.

/abcnews.al