Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë

schedule13:49 - 7 Janar, 2024

schedule 13:49 - 7 Janar, 2024

Gazetarët Hamza Dahdouh, një fotoreporter dhe djali i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Ëael Dahdouh, dhe kolegu i tij Mustafa Turaya u vranë sot në një sulm ajror izraelit në perëndim të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.

Dy gazetarë u vranë pasi një raketë izraelite goditi automjetin me të cilin po udhëtonin ndërsa po punonin në terren, duke dokumentuar nivelin e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmi ajror i mbrëmshëm në një zonë që lidh Khan Yunis me Rafah.

Ëael Dahduh, 52 vjeç, shefi i zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në tetor në një sulm ajror izraelit që goditi shtëpinë ku ata ishin strehuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!