Leipzig ka një sulm të frikshëm. Trajneri Julian Nagelsmann, edhe pse vetëm 32 vjeç, ka arritur të ndërtojë një ekip të shkëlqyer, sulmues dhe me gola të shumtë.
Sot, Leipzig shkatërroi në transfertë 0-5 ekipin e Mainz, duke vendosur një rekord të shkëlqyer. Pasi i kishin mposhtur 8-0 në fazën e parë, Lepizig i shënoi dhe 5 gola të tjerë Mainzit, duke e çuar në 13 gola të shënuar këtë sezon.
LEXO EDHE: VIDEO/ 13 gola në një sezon: Leipzig poshtëron Mainz, Werner fantastik
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Bundesliga që një ekip t’i shënonte të njëjtit ekip 13 gola brenda një sezoni. Rekordi ishte 12 gola, me Bayern Munchen që ia shënonte Wolfsburgut në sezonin 2013/14. Ëerner, Poulsen, Sabitzer, Schick dhe Forsberg janë golashënuesit më të mirë të Leipzig këtë sezon./abcnews.al
12 – @DieRotenBullen have now scored 12 Bundesliga goals against @Mainz05en this season (8 home, 4 away), the most one side has bagged against another in a single German top-flight season since @FCBayernEN scored 12 versus @werderbremen_en back in 2013/14. Steamroll. pic.twitter.com/7H8uAyq42l
— OptaJoe (@OptaJoe) May 24, 2020