Sulm i armatosur në Brindisi/ U vihet flaka makinave në autostradë

schedule11:34 - 4 Korrik, 2024

schedule 11:34 - 4 Korrik, 2024

Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali. Një grup kriminelësh sulmuan një makinë të blinduar, duke shkaktuar zjarr në dy makina të tjera.

Situata u tensionua pas të shtënave me armë, duke krijuar panik tek të pranishmit dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një mjeti i blinduar ka qënë në lëvizje.

Autorët me pas kanë detyruar mjetin të ndalojë duke përdorur teknikën paraushtarake dhe pasi kanë bllokuar rrugën i kanë vënë flakën dy makinave për të krijuar pengesë dhe për të lehtësuar sulmin.

Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit. Fatmirësisht asnjë nuk mbeti i lënduar.

/abcnewsa.l