Sulm ajror në Jemen, të paktën 70 viktima dhe 130 të plagosur

schedule19:01 - 21 Janar, 2022

schedule 19:01 - 21 Janar, 2022

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ajror në një qendër paraburgimi në Jemen. Lajmin e bëjnë të ditur Mjekët pa Kufij ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vijon me ofensivën vdekjeprurëse ndaj rebelëve në luftë.

Një tjetër sulm ajror herët të premten goditi një ndërtesë telekomunikacioni në qytetin port strategjik të Hodeidah, duke shkaktuar ndërprerje mbarëkombëtare të internetit, sipas NetBlocks, një organizatë që gjurmon ndërprerjet e rrjetit.

Të paktën tre fëmijë u vranë në atë sulm, tha Save the Children.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, fajësuan koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite për sulmet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!