Sulm ajror izraelit në Siri, dy ushtarë të plagosur

schedule09:32 - 19 Korrik, 2023

schedule 09:32 - 19 Korrik, 2023

Dy ushtarë u plagosën në një sulm ajror izraelit në periferi të Damaskut të martën, njoftoi SANA, agjencia shtetërore e lajmeve siriane. Sipas organizatës joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ky është sulmi i 20-të ajror izraelit në vitin 2023.

“Rreth orës 00:25, armiku izraelit kreu një sulm ajror duke lëshuar breshëri raketash nga pjesa veriore e Sirisë së pushtuar [Rrafshnalta e Golanit], duke synuar disa pozicione në periferi të Damaskut. Sulmi plagosi dy ushtarë dhe shkaktoi dëme materiale”, tha një burim për SANA.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, sulmet synuan pozicione pranë aeroportit të Damaskut dhe autostradës Bejrut-Damask, në perëndim të kryeqytetit, në Sabura, ku janë stacionuar pjesëtarët e divizionit të 4-të, një njësi elite e ushtrisë siriane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!