Sulltan Nevruzi/ Baba Mondi për ABC News: Shqiptarët t’i kthehen punës, paqes e diturisë

schedule18:27 - 22 Mars, 2024

schedule 18:27 - 22 Mars, 2024

Në ditën e Sulltan Nevruzit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve, dha një intervistë për “Special Report”, ku përcolli disa mesazhe të rëndësishme. Teksa foli për rëndësinë e kësaj dite, baba Mondi tha se qytetarët shqiptarë duhet t’i kthehen punës, paqes dhe diturisë.

“Jep energjinë për të përballur dhe njerëzit vijnë në 22 mars për të nderuar Imam Aliun që ka lindur me 22 mars, është një nga personalitetet më të mëdha të fesë islame pas profetit Muhamed. Profeti për këtë figurë ka thënë 110 thënie për personalitetin, vlerat dhe dashurinë e tij dhe gjithçka aqë ka bërë për mirë për të përhaur fenë islame në mënyrë paqësore. Kështu që 22 marsi është ditë ekuinoksit pranveror, dita ndërkombëtare e ujit, po kështu nd këtë ditë të gjithë bektashinjtë shkojnë në teqe për të marrë urata dhe bekime, bëjnë kurbanë të ndryshëm, bëjnë ushqime të mira që ka sjellë pranvera, gjithashtu vijnë dhe luten dhe ndezin qirinj për të marrë energji pozitive. Ne ndajmë një shishe me shërbet dhe qumësht për t’u dhënë njerëzve mbarësi në familje. Qumështi tregon vazhdimësinë e jetës ndërsa shërbeti është hyjnor që kanë përdorur mistikët në të gjithë kohërat.

Mesazhi për shqiptarët t’i kthehen punës, diturisë, paqes dhe mirësisë. Duke u falur te zoti, shkëputen nga të gjitha të këqijat. Puna është ajo që e shmang dhe ky është mesazhi. Edhe Imam Aliu ka qenë udhëheqës i vërtetë, një punëtor dhe ka dhënë shembull për familjen e tij. Ajo familje është shembull për të gjithë njerëzimin, por sidomos për ne myslimanët dhe bektashinjtë. Feja islame është fe e dritës, e paqes dhe mirësisë. Nuk duhet ngatërruar me ekstremizmin, dhunën dhe asnjë të keqe. Ato i bëjnë njerëzit, jo besimi. Prandaj duhet ndarë e mira nga e keqja. Imam Aliu ka qenë krahu i djathtë i profetit Muhamed. U vra në Foltore. Njerëzit duhet të punojnë dhe të kenë edhe sakrifica.“, tha ai.

Ai thotë se se gjysma e popullsisë shqiptare është bektashiane. “Gjysma e popullsisë shqiptare janë bektashianë. 71 përqind janë myslimanë, 19 përqind ortodoks dhe 10 përqind janë katolikë. Nga 71 përqind, 21 janë myslimanë dhe 50 përqind janë bektashinj. Një përmasë që ka ardhur në rritje.”

I pyetur për momentet më të këndshme si kryegjysh i bektashinjve, ai tha:

“E para është Charlie Hebdo, kur kam marrë pjesë në parakalimin ceremoniam. I treguam botës se ja kush jemi. Në një popull të botës, jetojmë në harmoni. E dyta hapja e kryegjyshatës botërore që ishte e papërfunduar, ku u falën gjithë besimtarët myslimanë të Ballkanit. Takimi me Papa Franceskun ishte i veçantë për arsye se u ulën si vëllezër për të diskutuar për problemet që kishim në atë kohë, kur Evropa i kishte mbyllur dyert për emigrantët dhe ishte një luftë e madhe radikalizmi dhe çdo gjë të keqe. Ai ishte një mrekulli që me veprimet që bëri na nderoi shumë ne shqiptarët dhe si qendër botërore te bektashinjve. E mori karrigen dhe u ul afër meje si vëlla. U përqafuam që asnjëherë s’ka ndodhur. “, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!